Art & Kulturë

The Hollywood Reporter e cilëson “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021-s

“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli, “Zgjoi”.

“Me një ngjarje e cila zë vend shtatë vjet pas masakrës së serbëve në një fshat të Kosovës, filmi debutues i Blerta Bashollit që është fitues i trefishtë në Festivalin e filmit “Sundance”, trondit jo me kthesat e komplotit apo eksperimentet me të cilat tregohet në mënyrë konvencionale, por me sensin e mprehtë të regjisores për detaje dhe me skena emocionale rrënuese që sjellin dramë dhe heroizëm në filmin i cili e rrëfen historinë e një gruaje të pashkolluar por jashtëzakonisht të vendosur e cila në film portretizohet në mënyrë të shkëlqyer nga aktorja Yllka Gashi”, shkruhej për filmin tonë në këtë artikull.

Lexo më shumë  Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë në Durrës, daton në shekullin e parë para Krishtit

I bazuar në ngjarje të vërtetë, “Zgjoi” fokusohet në sfidat e një gruaje kosovare në mëshirë të fatit. Aktorja Yllka Gashi e portretizon Fahrije Hotin, e cila është në kërkim të vazhdueshëm për ta gjetur burrin e saj, Bashkimin, të cilin e pa për herë të fundit më 25 mars të vitit 1999. Protestat e saj dhe të familjarëve të tjerë që janë në kërkim të të afërmve të tyre, lufta e saj për pavarësi, nisja e një biznesi të vogël me gratë e Krushës, paragjykimet dhe fjalët e rrethit, të gjitha janë në qendër të filmit.

Lexo më shumë  Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë në Durrës, daton në shekullin e parë para Krishtit

Përveç aktores Yllka Gashi dhe aktorit Çun Lajçi, në film luajnë edhe Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja dhe Shkëlqim Islami.

Filmi së fundmi ka hyrë në listën e ngushtë për “Oscar”, çka ia shton shanset për t’u bërë filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë, që garon për çmimin prestigjioz akademik në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *