Lajme

Tha se nuk i duhet besuar Kurtit, Basha ironizon me Haradinajn: I paskan hi ethet Ramushit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut, ku ka ftuar qytetarët e këtij vendi të mos i besojnë për rrugën Tetovë-Prizren.

Ndaj kësaj deklarate të Haradinajt, ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai në një postim në Facebook, Basha ironizoi me Haradinjan dhe tha se ky i fundit po frikësohet nga përkrahja që ia dhanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Z. Haradinaj, po thu me t’besu ty para Albin Kurtit a? Po thu ti e di më mirë se dhjetëra mijëra qytetarë atje a? Kanë pas kohë me njoftë Kurtin, po edhe ty qe besa bashkë me ata kolegët e tu të parkum në opozitë!” – shkroi ndër të tjera Basha.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Postimi i plotë

I paskan hi ethet Ramushit kur i ka pa gjithë ata shqiptarë duke e pritë Kryeministrin Kurti, edhe paska dal me status duke iu thanë “mos i besoni.”

Z. Haradinaj, po thu me t’besu ty para Albin Kurtit a? Po thu ti e di më mirë se dhjetëra mijëra qytetarë atje a? Kanë pas kohë me njoftë Kurtin, po edhe ty qe besa bashkë me ata kolegët e tu të parkum në opozitë!

Edhe diçka, kjo është dashnia dhe besueshmëria në Maqedoni, tash mendoje n’Kosovë çka bahet 😉

Edhe është m’u tut pak, ama ilaç s’di që ka. Thonë me t’fryme, po nuk o që ju besoj dorën n’zemër 🙂

#DashniPërTetovën 💛🇦🇱

Rruga Press

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
YouTube player