KryesoreLajme

Terroristë të sulmit në Banjskë, të lirë në Beograd

Disa terroristë serbë që kanë kryer sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit ndodhen të lirë në Serbi. Sipas informacione dhe materialeve që The Geopost ka siguruar, ata shihen tek festojnë së bashku në hotelin “Mejdan” në Beograd të Serbisë, tek këndojnë këngë nacionaliste.

Në Beograd ndodhet edhe prijësi i tyre, i sanksionuari i ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojiçiq, i cili kërkohet nga INTERPOL.

Lexo më shumë  Gjendja aktuale e parimit politik në duetin e deklaratave të kancelarit gjerman dhe kryeministrit serb

Në mesin e terroristëve që shihen edhe në video janë Rados Gvozdic, Danijel Lazarevic, Marko Jevtic, ish-polici Aleksandër Filipoviq, Nemanja Stankoviq e të tjerë.

Në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Terroristët serbë në këtë sulm përdorën metoda ruse, duke veshur uniforma ushtarake, por pa emblema./The Geopost/

Lexo më shumë  “Frymëzim i të gjithëve”, nderohet heroi Enver Zymeri
YouTube player