BallinaLajme

Tërmeti “shuan” pandeminë, dyndje aplikimesh për dëmshpërblimet

Sot, është hapur aplikimi për qytetarët që deri më tani nuk kanë mundur të përfitojnë grantin e dëmshpërblimit për dëmtimin e banesave të tyre, në shkallën DS1, DS2 dhe DS3. Pas marrjes së njoftimit, qytetarët janë dyndur te Prefektura në Durrës, për të dorëzuar dokumentacionet pranë ish-zyrave të ALUIZNI-t , proces i cili do të qëndrojë i hapur vetëm për një ditë, për të përfituar grantin e dëmshpërblimit.

Duke qenë se kjo mundësi u ofrohet qytetarëve vetëm ditën e sotme, ato janë grumbulluar para Prefekturës, në një kohë kur shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Durrës vijojnë të jenë të larta. Situata paraqitet shqetësuese pasi siç duket edhe në video nuk po respektohet asnjë distancë sigurie.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Njësoj si në muajin korrik, kur u rihap për herë të dytë për një javë procesi i aplikimit për qytetarët edhe këtë herë mungonte një njoftim zyrtar nga bashkia.

Gjatë këtyre muajve, kanë qenë të shumtë qytetarët që janë ankuar se për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë pasur mundësi të bënin aplikimin dhe për këtë shkak i kanë bërë apel qeverisë dhe bashkisë që ta hapte sërish procesin.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Deri më tani, në Durrës janë miratuar nga Këshilli Bashkiak emrat e 10 700 familjeve përfituese të grantit.

Rruga Press

YouTube player