BallinaLajme

Tërmetet, sizmologu Dushi: Dy arsyet pse Durrësi është zonë në rrezik

Sizmologu Edmond Dushi, thotë se tërmeti që ka goditur Durrësin mëngjesin e së dielës, e kishte epiqendrën në një thellësi 11 km dhe goditja në sipërfaqe tha ai ka bërë që lëkundjet të ndihen vetëm në zonën përreth.

“Fillimisht është e përcaktuar një thellësi prej 2km por më pas nga rivlerësimi është përcaktuar një thellësi prej 11 km. Tërmeti është ndjerë lokalisht nisur nga fuqia dhe thellësia e goditjes. Nuk kemi regjistruar pasgoditje nga ky tërmet. Bazuar në të dhënat e deritanishme ne besojmë se ky tërmet lidhet me seritë e tërmeteve që kanë nisur më 26 nëntor dhe që vazhdon ende në këtë zonë. Që nga fillimi i këtij muaji deri tani kemi 12 mikrotërmete në këtë zonë. Ky tërmet bën një përjashtim sa I përket magnitudës. Dukurua ka vazhduar dhe kjo është një situatës sa i takon shuarjes së aktiviteti sizmik të shkaktua nga tërmeti I 26 nëntorit. Të shpresojmë që të mos përvijojë me këtë magnitudë”, tha ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Për të Durrësi është një zonë e komplikuar sa i takon karakteristikave tektonike, dhe sizmike pasi ka disa thyerje tektonike dhe një konfrontim të pllakave tektonike.

”Kjo është një zonë e komplikuar sa i përket karakteristikave tektonike të cilat më pas përkthehen dhe në karakteristika sizmike ose tërmete që ndodhin aty. Në një rajon kaq të vogël, ndodhen disa thyerje tektonike të cilat shtrihen deri në thellësi dhe kjo e bën shumë të komplikuar në aspektin tektonik zonën. Kemi një thyerje e cila njihet si “kundër hedhja e Prezës” dhe kjo lidhet me këtë tërmet që kemi regjistruar”,-shtoi më tej për ”Euronews albania”.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë
YouTube player