BallinaLajme

Skandaloze/ Isa Mustafa e krahason Komitetin e Parlamentit Evropian me Hitlerin dhe Millosheviqin

Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Isa Mustafës në facebook.

Miq të nderuar,
Materiali manipulativ i porositur si “Studim” për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sa i përket Kosovës, del të jetë një pamflet me plotë paragjykime e gënjeshtra. Kompleks i inferioritetit të tyre kundrejt SHBA-ve.
Ajo që i mungon këtij pamfleti është që t’iu prezantohet parlamentarëve evropian rrena se:
-LDK dhe Kryetari i saj Isa Mustafa janë eksponentë të dhunës ndërkaq LVV, parti paqësore e demokratike me orientime evropiane dhe euroatlantike;

  • se LDK dhe kryetari i saj kanë kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe dialogun e përkrahur nga BE dhe SHBA dhe si pasojë mbeti Kosova pa liberalizim të vizave, kurse pëllumbat e VV-së kishin bashkëpunim konstruktiv me BE dhe SHBA;
  • Se LDK ka organizuar protesta të dhunshme, ka gjuajtur me molotov ndërtesat qeveriare, bile edhe Kuvendin me granatë, ndërkaq VV ka kundërshtuar veprimet e tilla:
  • se deputetët e LDK -së të shtytur nga Isa Mustafa dhe të ndikuar nga Grenelli” në vitin 2015 dhe 2016 ka hudhë gas lotësjelës në Kuvendin e Kosovës, Isa i ka hudhë vetes sprej Syve e jo Albini;
  • Isa Mustafa si Kryeministër e ka gjuajtur shtëpinë e vet me molotov, i ka qitë makinës së tij iriqa me gjemba për ta praptuar, sepse e “ka bind Grenelli me Twitta të rrejshëm” e LVV ka shprehë habi për këto veprime të dhunshme;
  • Se diplomacia franceze dhe Gjermane kane bërë demarsh ndaj këtyre veprimeve të dhunshme të “LDK-së”…?!
  • Isa Mustafa dhe LDK e kanë shkarkuar vet Agim Veliun nga Qeveria Kurti dhe nuk i kanë treguar fare Kurtit… etj.
    Dhe fare nuk quditem që edhe këso dezinformata studimore të lexoj.
Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Hitleri i ka vrarë ushtarët e vet për t’ia mveshë fajin dhe për të krijuar shkas për okupim të Polonisë. Millosheviqi ka vrare të rinj serb, për t’ua mveshë shqiptarëve dhe për të filluar gjenocidin në Kosovë. Logjika fashiste është e tmerrshme.
Genjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesëve evropian. IM

YouTube player