KryesoreLajme

Tërhiqen nga tregu i Kosovës edhe 7 produkte të qumështit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar për tërheqjen e shtatë produkteve të tjera të qumështit nga tregu.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, nga marketet e inspektuara në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit janë tërhequr:

* Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L

* Holla Cooking Cream – 1 L

* Garden Milk – 1 L

* Spec me krem VIDAS – 1 kg

* Magic Cream – 400 g

* Schmand 18% – 800 g

* Djath i bardhë 100% – 250 g

“Inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ministria ditë më parë njoftoi për tërheqjen edhe të disa produkteve të tjera.

Aksionet po ndërmerren pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjeti përmbajtje të padeklaruara në etiketë. Nga mostrat e testuara, produktet me mospërputhje rezultuan se përmbajnë vaj palme e qumësht pluhuri.

Lexo më shumë  Tirana si lavatriçe e parave të pista/ Raporti: Procesin e mundësojnë ‘profesionistët’

Rruga Press

YouTube player