Bota

Tentoi ta kapte, peshkaqeni gjigand e qëllon me “pëllëmbë”

YouTube player

ISLANDË – Një video që tregonte një peshkatar islandez që goditet me “shuplakë” nga një peshkaqen 30 këmbë i madh është bërë virale në rrjetet sociale.

Sipas New York Post , videoja u postua në TikTok nga Jon Thordarson, një përdorues i cili ende nuk e besonte se peshkaqeni e ksihte goditur.

Në video, një anëtar i ekuipazhit, me sa duket Thordarson zbret në kuvertën ku peshkaqeni është shtrirë i mbështjellë brenda një rrjete peshkimi. Ndërsa e bën këtë, peshkaqeni ngre pendën e tij dhe godet anëtarin e ekuipazhit. I befasuar, ai shikon përsëri peshkaqenin ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit qesh.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

“Nuk mund ta besoj. Më rrahu një një peshkaqen“, thotë ai.

Deri më tani, videoja ka mbledhur më shumë se 900,000 shikime dhe mbi 14,000 pëlqime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *