Bota

TENSIONET Rusi-Ukrainë/ Vritet ushtari i parë, Olaf Solz: Evropa kërcënohet me luftë

Viktima e parë e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës është një ushtar ukrainas i cili ka ndërruar jetë gjatë përleshjeve me separatistët pro-rusë në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut. Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit mbrëmjen e djeshme duke lëshuar alarmin për një pushtim rus. Evakuimi ka nisur tashmë. Me valixhe në duar, burra, gra e fëmijë po kalojnë kufirin në republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut, ndërsa nuk ndalojnë të flasin para kamerave…

Kancelari gjerman, Olaf Soltz ka deklaruar se Europa po kërcënohet me luftë, duke iu referuar krizës në Ukrainë. Në platformën e Konferencës së Sigurisë në Mynih ai i bëri thirrje Rusisë edhe një herë që të tërhiqet, duke paralajmëruar “kosto shumë të larta” në ngjarja e “shkeljes së mëtejshme të sovranitetit të Ukrainës”.

“Lufta kërcënon përsëri Evropën dhe rreziku është larg nga shmangia,” tha kancelari duke siguruar se Gjermania do të mbrojë aleatët e saj në NATO nga një sulm i mundshëm.

Lexo më shumë  Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk do t’i përgjigjet sfidave në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore dhe do të luftojë për të vendosur paqen përmes diplomacisë. Zelensky udhëtoi në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ndërsa vendi i tij po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën.

“Ne nuk po u përgjigjemi sfidave dhe po luftojmë për të konsoliduar paqen vetëm përmes diplomacisë”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij në Instagram.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i kishte dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për të gjetur një rrugë të përbashkët për të shmangur konfliktin në Ukrainë duke paralajmëruar gjithashtu Moskën rreth shqetësimeve të sigurisë. Stoltenberg tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se nuk kishte prova që Rusia po tërhiqej nga Ukraina, pavarësisht pretendimeve të Moskës këtë javë se kishte filluar tërheqjen e trupave të saj.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden beson se homologu i tij Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën, por shton se ka ende hapësirë për diplomaci për zbutjen e krizës në lindje të Evropës.

Mijëra civilë janë larguar nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donjeckut, drejt kufirit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *