Lajme

Presidentja Osmani në Mynih shpreh shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan

Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë.

Sipas komunikatës për medie, në diskutimin e saj, Presidentja Osmani shfaqi shqetësimin për zhvillimet në rajon, ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe tendencat destabilizuese që vijnë nga aleati i Rusisë, Serbia.

Përveç Presidentes Osmani, në këtë panel kanë diskutuar edhe Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe liderja e opozitës në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Osmani foli për rëndësinë e demokracisë nga perspektiva e vendit, i cili ka sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë dhe pavarësinë.

Më tej, Osmani ka theksuar se demokracia është një shtyllë kyçe në përpjekjet shtetndërtuese të Republikës së Kosovës, sikurse edhe shtyllë qendrore e zhvillimit të shoqërisë në Kosovë.

Tutje, ajo ka folur për sfidat me të cilat përballen shoqëritë demokratike, si dhe mënyrat se si mund të tejkalohen ato.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

Presidentja Osmani tha se suksesi i  përbashkët arrihet nëpërmjet garantimit të të drejtave të njeriut, kundërshtimit të pushteteve autoritare nëpër botë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet popujve demokratik.

Ajo përmendi edhe Samitin për Demokraci dhe zotimet e Republikës së Kosovës në këtë Samit, të cilat do ta avancojnë edhe më tej demokracinë në vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *