Bota

Tensionet me Rusinë, Ukraina nuk përjashton referendumin për krahinën separatiste

Ukraina nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së një referendumi për statusin e rajonit lindor të pushtuar nga lufta, Donbas, gjithashtu edhe për Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Këtë e konfirmoi presidenti, Volodymyr Zelenskiy, por nuk dha shumë detaje se si dhe kur mund të mbahet ky referendum. Sipas tij kjo është një mënyrë për të vendor paqen në lindje të Ukrainës dhe për t’i dhënë fund tensioneve me Rusinë fqinje.

Lexo më shumë  Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

Zelenskiy përshëndet angazhimin personal të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas tha se SHBA ka marrë garanci nga Rusia se nuk do të ketë përshkallëzim të tensioneve. Zelensky nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve direkte me presidentin rus, Vladimir Putin, por pranoi se ky i fundit dëshiron të negociojë vetëm me Biden.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *