Lajme

Tenori nga Kosova i shkruan Ramës: Tregohu burrë, anuloje koncertin e Bregoviqit!

Ardhja e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, ka shkaktuar një valë zemërimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohura të politikës, artit, kulturës dhe gazetarisë që kanë kërkuar publikisht anullimin e koncertit. Një ndër to është edhe tenori kosovar me famë botërore Ramë Lahaj.

Lahaj i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të anullojë pjesmarrjen e Bregoviç në festën e birrës.

Postimi i plotë:

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep”.

“Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve” shkruan Lahaj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *