Uncategorized

“Telegraph”: Sekretarja britanike paralajmëron kërcënimin e Rusisë për luftë të re në Ballkan

Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta rikthejë rajonin përsëri në luftë.

Kështu ka paralajmëruar kryediplomatja britanike, Liz Truss, teksa i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos e akomodoj Vladimir Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë.

Më tutje, ajo ka akuzuar Moskën se ka ushtruar një ndikim “malinj” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë, me taktika të pista gjatë një vizitë në Sarajevë në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan “Telegraph”.

“Historia tragjike e këtij vendi është një kujtesë e asaj që ndodh kur ne dështojmë të ngrihemi kundër agresionit. Gjërat përkeqësohen, nuk përmirësohen”.

“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta.”, ka thënë Truss.

Ajo ka premtuar se Britania e Madhe do të dyfishojë mbrojtjen e paqes në vend dhe do t’i rezistojë agresionit rus në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, të cilin Vladimir Putin e sheh si pjesë të sferës së tij të ndikimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *