Lajme

Telebingo Shqiptare abuzoi me taksat, në kërkim djali i ish-deputetes së PS-së, mik i ngushtë i Veliajt

Dosja penale që flet për rastin e abuzimit financiar me kompaninë “Telebingo”, po shkon drejt mbylljes së procedurave hetimore dhe se 23 personat që janë implikuar në skemën e mospagimit të taksave, do kalojnë si të pandehur në gjykatën e Tiranës.

Ora News mëson se ditën e sotme prokuroria e kryeqytetit ka filluar marrjen në pyetje të individëve që janë bërë pjesë abuzimit mbi 3 milion euro nga kompania “Telebingo”.

Marrja në pyetje e tyre si persona ndaj të cilët zhvillohen hetime duke ju komunikuar dhe akuza penale, vjen vetëm një muaj pasi gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, refuzoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës për arrestimin e djalit të ish-deputetes së PS, Arta Dade, Alban Dabulla dhe 19 personave të tjerë.

Ora News mëson se veç Alban Dabullës që do merret i pandehur, nën akuzë është vënë dhe administratorja në hije e kompanisë “Telebingo”, Nekilda Sulaj.

Ndërsa zyrtarë të tjerë që janë vënë nën hetim në total janë 23 persona, ku 4 vetë janë nga Agjensia e Monitorimit të Lojërave të Fatit.

Mes emrave që prokuroria i akuzon si pjesë të skemës mashtruese janë, Dyrmish Rruka, Gerta Avrami, Klodian Dervishaj e të tjerë.

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Personat e mësipërm janë ekspertë kontabël, ndërsa lista që kanë përgjegjësi penale, vazhdon me zyrtarë të Tatimeve dhe AMLT-së në Tiranë.

Ndërsa katër akuza zyrtare janë ngritur nga prokuroria e Tiranës ndaj biznesmenit, Alban Dabulla, i cili prej disa ditësh është larguar nga Shqipëria, duke ju shmangur një hetimi financiar që bën fjalë për mospagimin, e mbi 3 milion euro në arkën e Tatim-Taksave.

Ora News mëson se ndaj pronarit të kompanisë “Telebingo”, rëndon akuza e “Mospagimit të Taksave dhe Tatimeve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara dhe pa licencë”.

Kjo pasi, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Alban Dabulla, ka vijuar aktivitetin e lotarisë “Telebingo”, për një afat 8 mujor duke mos pasur asnjë miratim license nga organet përkatëse.

Sipas kësaj akuze, Dabulla, që tashmë është vënë nën hetim dhe në ditët në vijim pritet të merret i pandehur, ka ushtruar aktivitet tregtar dhe ka krijuar të ardhura në një kohë kur licenca e tij kishte përfunduar.

Por ajo që është më e rënda, Dabulla, që njihet si miku i ngushtë i klanin të Erjon Veliajt, akuzohet edhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Ndërsa skandali i publikimit të pagave mujore për punonjësit e deklaruar në administratën shtetërore dhe në sektorin privat, ka nxjerë zbuluar kompaninë “Telebingo”.

Telebingo Kombëtare, që në listën e rrogave të muajit Janar dhe Prill 2021, identifikohet me emrin “Nacional Sh.A”, rezulton të mos ketë në listë pagesë asnjë punonjës të deklaruar.

Kjo kompani dukshëm çdo ditë shpërndan dhe shet bileta telebingo në çdo cep të vendit, dhe dukshëm çdo të dielë organizon llotarinë televizive për shpalljen e fituesit.

Por çuditërisht, nuk ka asnjë punonjës të deklaruar në sitemin e pagesave.

Nga verifikimi i dy databazave, rezulton se kompania “Nacional Sh.A”, me pronar Alban Dabullën, nuk ka asnjë punonjës të deklaruar me pagesë.

Edhe Olsi Agallijaj, administratori që i ka përfunduar mandati qysh prej dhjetorit të vitit 2018, rezulton zyrtarisht i pa paguar në këtë kompani bingoje.

Ish-administratori i “Telebingo Shqiptare”, Olsi Agallijaj, punon si specialist i nivelit të lartë, pranë bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga Erion Veliaj./Ora News

Rruga Press

YouTube player