BallinaLajme

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet mbi lokalin e efektivit të “Shqiponjave”

Mbrëmjen e së martës janë regjistruar të shtëna me armë në lagjen “Dobraç” të qytetit të Shkodrës.

Të shtënat kanë qenë në drejtim të një lokali në afërsi të bustit të “5 Heronjve të Vigut”, i cili ka qenë i mbyllur.

Policia nuk raporton për persona të lënduar ndërsa po hetohet për rrethanat e ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur rreth orës  21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç ku pronari i lokalit rezulton efektiv i “Shqiponjave”, Alfred Pjetri.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

Rruga Press

YouTube player