BallinaLajme

Kufijtë me Britaninë, Franca vendos kalimin me kushte, KE: T’i jepet fund ndalimit

Franca ka vendosur që avionët, trenat dhe anijet do të fillojnë të lëvizin përsëri midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar duke nisur nga kjo e mërkurë.

Pasagjerëve do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ COVID-19 më pak se 72 orë para nisjes.

Rezultatet  PCR dhe testet e shpejta do të pranohen, me kusht që testi i përdorur të zbulojë variantin e ri të koronavirusit.

Vetëm shtetasit francezë, rezidentet në Francë dhe ata me një “arsye të ligjshme” për të udhëtuar do të lejohen të hyjnë në vend, tha ministri i transportit i Francës.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Ndërkohë Komisioni Evropian rekomandoi të martën që ndalimi i udhëtimit i vendosur nga vendet e BE-së ndaj Britanisë duhet të marrë fund dhe që lëvizjet e domosdoshme të mund të realizohen.  

Për udhëtimet thelbësore, si ato të stafeve mjekësore, të interesuarit duhet t’i nënshtrohen një testi përpara nisjes, por nuk duhet të kenë si detyrim karantinën, rekomandoi Komisioni.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

Stafi i transporteve brenda BE-së, përfshirë shoferët e kamionëve, duhet të përbëjë përjashtim nga çdo ndalim udhëtimi dhe kërkesat për test apo karantinë.

Nëse një vend i BE-së kërkon teste të shpejta nga punëtorët që vijnë nga Britania, kjo nuk duhet të çojë në pengimin e transporteve, shtoi KE.

Rruga Press

YouTube player