Të shtëna armësh para Komunës në Zveçan

Policia e Kosovës është përleshur me qytetarët serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Nga pamjet që janë transmetuar live nga qytetarët shihet se është hedhur gaz si dhe dëgjohen krisma armësh.

Policia ka njoftuar se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.

Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”.

Rruga Press

YouTube player
Lexo më shumë  Personat e zhdukur me forcë, Kosova ia dërgon kërkesën e parë Serbisë për hapjen e arkivave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *