Lajme

Të shfrytëzohet dielli e era, ekspertët: Prodhimi i energjisë mos ngelet në dorën e shiut

Shqipëria ka potenciale të larta për shfrytëzimin e energjisë diellore por në të gjithë vendin rezultojnë vetëm 11 centrale fotovoltaike.

Për të përballuar krizën e energjisë dhe efektet e saj ekspertët këshillojnë të përdoren edhe format e tjera alternative të prodhimit.

“Ne do të kemi pjesën e bizneseve më të lehtësuar nga ana e shteti, nuk do të ketë nevojë që t’i plotësojnë nevojat e tyre me energji. Nga ana tjetër do kemi investime të shtuara në Shqipëri dhe pavarësi ekonomike të këtyre bizneseve”, tha Anita Shushku, nga Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme.

Interesi i investitorëve dhe prodhuesve të mëdhenj, për ndërtimin e sistemeve fotovoltaike, është shtuar vitet e fundit por shumë prej aplikimeve flenë në zyrat e ministrisë së Energjisë.

Lexo më shumë  FSK përforcon kapacitetet me trajnimin e kontrollit të turmave në bashkëpunim me Karabinierët italianë

“Ka shumë investitorë të cilët janë të gatshëm por hezitojnë kur shikojnë që nuk ka pasur përgjigje për aplikimet që kanë qenë deri tani”, tha Shushku.

Anita Shushku, nga Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, ngre shqetësimin se investitorët po ngarkohen së tepërmi me taksa në vend që të mbështeten nga shteti.

“Për çdo investitor do thosha që janë të tepruara dhe që e pengojnë, është njëfarë lloj penaliteti” tha ajo.

Krizën aktuale në sektorin e energjisë, përveç faktorëve të jashtëm, Shushku e lidh me keqmenaxhimin dhe mungesën e investimeve veçanërisht në rrjetin e shpërndarjes.

Lexo më shumë  Shpërthimi në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

“Ka aq shumë probleme sa që do thosha se 20% së paku e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet humbet” tha Shushku.

Në Shqipëri thuajse e gjithë energjia elektrike prodhohet nga burimet hidrike, por ditët e fundit për shkak të mungesës së reshjeve hidrocentralet janë tharë dhe turbinat kanë ndaluar punën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *