Lajme

Të prekurit nga tërmeti/Ndarja e apartamenteve të Manzës, banori: S’mund të zgjedh në shorte kur ishte gogla e fundit

“Pse unë i fundit c’të zgjedh”, thotë një banor.

“Mos u bëj si fshatarët mjaftë bërtite, një do jetë i fundit”

Ndarja e apartamenteve për banorët e Manzës që u dëmtuan nga tërmeti u shoqëruar me debate. Xhemal Gjergjit nuk ju duk normale të ishte I fundit për të zgjedhur katin e apartamentit.

“S’mund të zgjedh në shorte kur isha gogla e fundit. Sikur ish bixhoz. Kryetari zgjedh për ata që s’janë këtu zgjodhi për ata që janë në Itali. S’është e drejtë kështu”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Flamuri i Rusisë krah atij serb në ndeshjen Serbi – Angli, analisti: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë!

Nënkryetari I bashkisë Gentian Kallmi foli për incidentin.

“Sipas rregullore është proceduar me rend alfabetik dhe për ata që mungoni është e përcaktuar që përzgjedhja kryhet nga kryetari i komisionit të posaçëm.

Rezerva për katet që ju ranë me short patën dhe banorë të tjerë. Disa që e kishin banesën se pallatet tu shembeshin në kate më të ulëta, ju ra në kate më të larta. Në sallën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u ndanë apartamentet e dy pallateve të reja ku përfituan 42 familje nga Manza./abcnews.

Lexo më shumë  Kurti përkujton 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër të Shqipërisë: Dha shembullin e një burrështetasi

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *