KryesoreLajme

Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë do të vijojë edhe këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të radhazi të mobilizimit.

Protestuesit pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë çdo ditë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lexo më shumë  Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Prej 76 ditësh, qytetarët kundërshtojnë politikat dhe vendimet e qeverisë, duke i cilësuar si të dëmshme për interesin publik dhe pasuritë kombëtare. Në qendër të kërkesave mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Rruga Press

YouTube player