KryesoreLajme

Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, i ftuar në studion e News24, ka komentuar ecurinë e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa sot shënohet dita e 76-të radhazi e qëndresës qytetare.

Goci nënvizoi se pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe temperaturave përvëluese, vendosmëria e protestuesve mbetet e palëkundur për shkak të kërkesës së tyre kryesore.

“Kjo protestë nuk ka për të ndaluar. Do të ketë edhe një valë të dytë e të tretë. Ka vështirësi objektive për momentin, temperaturat janë mbi 40 gradë, një njeriu mbi një moshë të caktuar nuk del dot sepse vdes, e sërish njerëzit dalin në shesh. Ka vetëm një moto: dorëheqja e kryeministrit, ndaj është aq e fortë dhe ka aq shumë njerëz. Ajo që e mban protestën është vetëm kjo kërkesë dhe kryeministri e di shumë mirë këtë.”, tha ai.

Lexo më shumë  Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

Më tej, pedagogu u shpreh se rezistenca popullore po dëshmon një lëvizje të madhe shoqërore që ka prekur edhe vetë bazën e mazhorancës në vend:

“Çdo gjë që ai bën tani legjitimon kërkesën për dorëheqje, nuk bën dot luftë frontale me gjithë popullin. Edhe socialistët nuk mendoj se janë aq të gëzuar që Rama është sot në pushtet. Kur pëson këtë goditje dhe dalin masa popullore, tregon se po ndodh një ndryshim i madh.”, pohoi aktivisit./news24

Lexo më shumë  Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

Rruga Press

YouTube player