Bota

Dy raketa ruse goditën Kremenchukun, ja bilanci i viktimave deri tani

Guvernatori rajonal Dmytro Lunin tha se të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi dy raketa ruse goditën një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin ukrainas, Kremenchuk.

Lunin, guvernator në rajonin Poltava, tha gjithashtu se 40 persona të tjerë ishin plagosur për shkak të sulmit.

Më herët gjatë ditës së sotme, pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një zjarr të madh dhe tym të errët që ngrihej në qiell pas sulmit, ndërsa zjarrfikësit dhe ushtarët kërkonin të mbijetuarit.

Lexo më shumë  Presidenti i Iranit paralajmëron përgjigje “masive” ndaj Izraelit

“Ne nuk e kuptojmë dot se sa njerëz mund të jenë nën rrënoja,” tha shefi i shërbimit rajonal të shpëtimit.

Zoti Lunin ka thënë se nuk ka gjasa që të ketë shumë të mbijetuar nën rrënojat që digjen, sepse “ishte një zjarr i madh dhe kishte shumë tym”.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *