Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësiravë në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për
reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 balle.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Kosovë

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore nga Afrika republika e Kosovës duke sjellë

mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër në shumë zona

të Kosovës duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet  në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por  orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

krijuar mundësi për shira të izoluar në zona të thella malore në skajin verior.

Kjo situatë e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Rajoni dhe Europa

Në dy skajet e Europës; përkatësisht në Gadishulli iberik si edhe brigjet e Egjeut dominante do të jenë kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ku më të theksuara kthjellimet paraqiten  në Spanje ndërsa me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere dhe breshëri do te jenë; Ishujt Britanikë, Europa Qëndrore dhe gadishulli i Ballkanit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *