Kuriozitete

Të njohur si “pelegrinazhe seksuale”, zbulohen dy vendet që kanë fuqi magjike për të rritur epshin!

E kush do ta kishte menduar: dy ishuj të mrekullueshëm italianë janë bërë destinacioni perfekt për “pelegrinazhin seksual”. Me një natyrë të virgjër dhe të paprekur, bukuri të rrallë dhe një klimë të mrekullueshme, këta janë dy ishujt vullkanikë të arkipelagut Aolian Stromboli dhe Filicudi.

Por ajo që i bën të veçantë përtej këtyre tipareve, është fakti se ishujt kanë nxitur interesin dhe kuriozitetin e çifteve për shkak se posedojnë fuqi magjike dhe aroma afrodiziake. Elemente që sigurisht tërheqin vëmendjen e atyre që kërkojnë mundësinë për të kaluar netë pasionante dhe intimitet, bashkëshortët e rinj që duan një fëmijë ose për beqarët që janë ende në pritje të shpirtit binjak.

Ujërat termale të ishujve, spektakli i dallgëve në shkëmbinjtë e krijuar nga llava vullkanike, shpellat e tij intriguese dhe lulet misterioze, konsiderohen të jenë një përzierje ‘orgazmike’ e aftë të ndezë epshin e kujtdo. Çiftet e sapomartuara nga e gjithë bota që dëshirojnë të kenë fëmijë thuhet se shkojnë atje për pelegrinazh, ndërsa gratë e reja shpresojnë të gjejnë një burrë duke u lutur në mënyrë të heshtur. Stromboli, një nga vullkanet më aktivë në botë, thuhet se është më afrodiziaku i ishujve me shpërthime të shpeshta çdo 15 minuta ose më shumë.

“Është një vend shumë sensual, një ishull zjarri dhe pasioni. Ju mund të ndjeni dridhjet e vazhdueshme brenda jush sa herë që shpërthen maja vullkanike, është sikur vullkani të shpërthejë në trupin tuaj. Është një tërheqje e fuqishme, afrodiziake”- thotë Maria Puglisi, një tregtare vendase e verës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *