Opinion/Aktualitet

Pse Top Channel e mbron Ramën më shumë se Rama?

Shkruan Dritan Mata

Pas takimit të fundit të minishengistave në Shkup është rihapur sërish debati më i rëndësishëm në vitet e fundit ndër shqiptarë. Debati konsiston nëse duhet që Shqipëria të bëhet pjesë në nismen e Vuçiqit apo të tërhiqet nga premtimet që tashmë KM ia ka dhënë mikut të tij serb. Debati nuk është i rëndësishëm për nga argumentet që jepen apo për nga fakti se cila anë ka të drejtë (sepse kjo është e qartë). Debati është i rëndësishëm vetëm për nga pasojat që do kenë vendimet që do merren nga KM i Shqipërisë.

Duket e ditur që KM është i vendosur totalisht në pozicion kundër interesave shqiptare e qartësisht pro atyre serbe, na interson të shohim se kush i jep zë KM, që të dallojmë se kush në cilët interesa është i radhitur.

Lexo më shumë  Kërkohet mesazh bashkimi i frontit qytetar, kërkohet pjekuri, kërkohet qëndresë, përballë këtij bukëshkali që urren rrënjët e veta dhe tokën që e polli

Media e cila po mbron më me zell minishengenin (ripagëzuar Open Balkan) është Top Channel. Top Channel nuk e ka aspak problem të dalë kundër KM, ministrave e deputetëve të tij përveç se kur vjen puna tek marrëdhënia e tij dashurore me Vuçiqin dhe interesat e këtij të fundit. Në këto raste, Top Channel bëhet edhe më fanatike se KM në mbrojtje të interesave të Vuçiqit, sa nuk e kuptojme dot nëse Top Channel mbron Vuçiqin ngase ia kërkon Rama, apo mbron Ramën ngase ia kërkon Vuçiqi.

Për të mbrojtur Ramën nga komentet skandaloze që bën në FB-në e tij, Top Channel bën lajm ku quan ish-kryeministrin Ramush Haradinaj “kokëfortë”, si e si për të mbuluar faktin se i vetmi kokëfortë është vetë ai, Rama, që për serbët, sivëllezërit e tij ideor nga babai, shet çdo ditë nga një copë komb dhe e zevendëson me nga një copë jugosllavi (psh. Minishengen, shoqëruar me pak birrë dhe me “kallashnikov” jugosllav të Bregoviqit në sfond).

Lexo më shumë  Protesta është politike, problemi është se kemi harruar çfarë do të thotë politikë

Vallë çfarë interesit ka Top Channel të mbrojë KM-në për kundërpozicionimin e tij ndaj interesit kombëtar? A shitet atdheu për një incenerator?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *