Lajme

Të dielën Skënderbeu përjetësohet në New York

15 maji do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar në New York, pasi këtë ditë një nga rrugët e qytetit do të marre emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Padyshim që përjetësimi i Skënderbeut në emërtimin e  një rruge dhe shqiptimi i tij nga miliona banorë dhe vizitorë të New York-ut bën krenar jo vetëm shqiptarët në SHBA por shqiptarët në mbarë botën.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Edhe kjo iniciativë ka nga pas një emër shumë të njohur për komunitetin në New York, z. Mark Gjonaj, i cili pak muaj më parë finalizoi një tjetër iniciativë emërtimin e rrugës “Fan Noli”

“Duke pritur me padurim ceremoninë e Bashkëemërtimit të Rrugës të dielën, më 15 maj për nder të Gjergj Kastrioti Skenderbeut, një Hero Shqiptar ndërsa ne festojmë traditat, kulturën dhe Komunitetin Shqiptaro-Amerikan”, shkruan Gjonaj në facebook.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Kjo e dielë në New York do te jetë plotësisht shqiptare. Sipas organizatoreve pas ceremonisë së emërtimit të rrugës që do të fillojë në orën 12:00 (ora lokale) për gjatë gjithë ditës  do të ketë një sërë aktivitete të tjera. Si panair kulinar dhe aktivitete që promovojnë kulturën dhe traditën shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *