Lajme

Në Intubim te Sanatoriumi, si u përkeqësua gjendja e kompozitorit Dizdari

Disa burime bëjnë me dije se prej orës 15:00 të ditës së hënë kompozitori i njohur Limos Dizdari ndodhet i shtruar në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, i intubuar. Burime bëjnë me dije se gjendja e Dizdarit është rënduar pak muaj pasi ai ka kaluar Covid-19.

Fillimisht kompozitori ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por pas rëndimit të gjendjes ai u dërgua me autoambulancë drejt Sanatoriumit.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Dizdari ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Shqipërisë si deputet, ndërkohë që prej vitesh ka qenë përballë dhunës së biznesmenëve dhe shtetit, teksa mbronte qendrën artistike DEA në jug të Shqipërisë.

Më poshtë mund të gjeni intervistën e z. Dizdari për Rruga Press, kur ai protestonte para kryeministrisë në Tiranë, duke bërë thirrje për ruajtjen e qendrës artistike DEA.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *