Taravari pas gjetjes së plumbit në oborrin e shtëpisë: Ju mund të më vrisni mua. Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni Një Popull!
Ssot në mëngjes para shtëpisë së Arben Taravarit është gjetur një plumb.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po bën kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Përndryshe, Taravari ka qenë në qendër të vëmendjes në media për shkak të ngjarjeve në partinë Aleanca për Shqiptarët, ku ai momentalisht është kryetar.
Të shtunën, Taravari lajmëroi përmes një postimi në Facebook se i ka bërë thirrje Kuvendit të partisë së tij qe të bëhen pjesë e Frontit Opozitar Shqiptar, gjë kjo që do rezultonte në humbjen e pushtetit për partinë famëkeqe shqiptare të drejtuar nga Ali Ahmeti, BDI.

Postimi i plotë:
Forcat e policisë të shtetit ishin sot në shtëpinë time ashtu si e keni parë nga mediat, sepse aty është gjetur një plumb që është lëshuar me mesazh të qartë kërcënues mafioz.
Më vjen keq për familjen time dhe sidomos për nënën time e cila e ka përjetuar veçanërisht keq këtë situatë.
Më vjen keq për ata politikanë që tregojnë se argumenti i tyre për të heshtur zërin e dikujt janë plumbat, plumba që më kujtojnë Italinë e viteve 1992 ku mafia e vrau gjykatësin e famshëm Xhovani Falkone…
Por për kaq më vjen keq…këtu mbaron keqarardhja ime dhe Filon Gëzimi Im sepse kuptoj se ata që e mbanin peng këtë vend janë në dëshpërimin e humbjes!
Është në hall të madh kushdo që i mbaron fjala dhe i mbetet vetëm plumbi…
Kujtdo që e ka lëshu atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, NDRYSHIMI KA FILLUAR DHE NUK KA ASGJË QË E NDAL!
Ju mund të më vrisni mua, dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen time dhe më vjen keq që këtë po e lexojnë edhe fëmijët e mi…por ju do të vrisnit vetëm një njeri por çfarë do i bëni mijëra, qindramijrave e miliona njerëzve që tashmë janë çuar në këmbë?’
Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni Një Popull!
Faleminderit të gjithë ju që po më mbështesni!
Zemrën ma bëni mal!
Ndryshimin e keni filluar dhe me mua ose pa mua Ndryshimi U Kry!