KryesoreLajme

 FSK pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA,  një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës  me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/ kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels, Gjermani.

Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani (JMRC-Hohenfels).

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.

Rruga Press

YouTube player