Bota

Talebanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por tashmë po drogohen edhe qentë

Nuk është e pazakontë që të shohësh të rinj, por jo vetëm, të marrin heroinë në zonat periferike të Kabulit. Përdorimi i drogës nuk është ndalur në kryeqytetin afgan, pavarësisht se talebanët u zotuan ta ndalnin prodhimin, por edhe varësinë ndaj substancave narkotike.

Ajo që mund të jetë më befasuese është se drogë po u jepet edhe qenve endacakë në këto zona. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, shfaqet një qen të cilit i është vendosur një shishe plastike mbi hundë, ndërsa një person i fryn aty tymin e lëndës narkotike.

Lexo më shumë  Gjermania tërheq të dërguarin e saj në Rusi pas një sulmi kibernetik

Një nga këta persona tregon për Daily Mail se dhënia e heroinës ndaj qenve endacakë, të cilët po vuajnë të njëjtat efekte varësie si edhe njerëzit, bëhet që ata të kthehen sërish në të njëjtën zonë, ku ofrojnë ngrohtësi për endacakët dhe të varurit nga droga gjatë dimrit të ashpër.

Pas marrjes së pushtetit në gusht të këtij viti, talebanët u zotuan se do të luftonin të zhduknin varësinë ndaj lëndëve narkotike, si dhe të eliminonin prodhimin dhe trafikimin e heroinës në Afganistan. Janë raportuar edhe raste në Kabul, kur policia ka dhunuar të pastrehë të varur nga droga ose i ka çuar ata në qendra rehabilitimi. Megjithatë, ky fenomen duket thuajse i pamundur që të zhduket plotësisht.

Rruga Press

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *