Lajme

“Kujdes nga inflacioni”! Guvernatori i BSH-së apelon që të vijojnë studimet për mbajtjen nën kontroll të fenomenit

Rritja e inflacionit mbetet jo vetëm një shqetësim global, por edhe për vendin tonë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri thirrje që studimet për fenomenin të mos ndalen në mënyrë që ai të jetë i menaxhueshëm dhe sa më pak i ndikueshëm në ekonominë vendase.  

Deklaratat e tij, Gent Sejko, i bëri në takimin e 50-të të ëorkshopit ‘Kërkimet Ekonomike në Evropën Juglindore’.

Lexo më shumë  U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani shqiptar i RMV: Rama dhe Vuçiqi më futën në listën ‘e zezë’

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë paraqiti shqetësimin e rritjes së inflacionit global dhe jetëgjatësinë e tij.

Sejko vuri në dukje qëndrimet e ndryshme të bankierëve për zhvillimet e fundit inflacioniste.

Sipas tij, në njërën anë janë ata që mendojnë se inflacioni aktual është një fenomen i rrezikshëm dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për rritjen e normave të interesit, ndërsa kampi tjetër mbështet idenë se zhvillimet aktuale të inflacionit janë fenomene të përkohshme.

Lexo më shumë  Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Sipas Sejkos, pandemia e Covid-19  me problematikat dhe kufizimet e saj vazhdon të mbetet një faktor dominant në jetën dhe aktivitetin tonë ekonomik e shoqëror.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *