BallinaLajme

Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’.

Kimete Berisha në një status në facebook shkruan si më poshtë:

“Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’.

Isa Mustafa e di shumë mirë se LDK kurrë më keq nuk i ka pasur punët.

Është parti e modës së vjetër, parti jo interesante, bajate, jo atraktive, e lodhur, e mërzitur, depresive, e mbyllur në vetvete dhe e mykur nga kotësia dhe dembelia.

Kushdo në LDK që do të kandidonte përballë Albin Kurtit, do të digjej, prandaj, i djegur se i djegur, Avdullahu ka përvojë profesionale në djegie, dhe si i tillë më ‘shkrumb’ s’bëhet.

‘Lermëni mua, ta çojë dështimin deri në fund’- ka thënë sot Avdullahu në çastin e flijimit!

Lexo më shumë  Pishë Poro–Nartë po betonizohet mes zonës së mbrojtur dhe heshtjes institucionale

Është përgjegjësi e madhe me marrë dështimin përsipër, siç e merr Avdullahu në fjalë.

Asgjë e Re në LDK. LDK nuk e përçon më energjinë, jepi sa të duash energji pozitive, jepi sa të duash dashni, veç sa e çon dëm, sepse LDK është e ndryshkur dhe vende – vende e këputur.

Nuk funksionon.

As Lutfi Haziri nuk bën punë, sepse Luta është si xhaketë me dy fytyra, dhe i ka dy qafa dhjamë, t’mbushet mendja që flen me kry n’sahan.

Prandaj, nuk e merr kush seriozisht tërpinë që më shumë e do ushqimin sesa Kosovën.

Në LDK shumica kanë vnu’ dhjamë në qafë!

Pa punu kurrë-gjë, veç tuj hëngër, tuj pi e tuj vjedh.

Që tregon se ata e shohin qafën pa pasqyrë 🤦‍♀️.

Lexo më shumë  Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

P.S. Për herë të parë pas luftës, Rugova nuk është më interesant.

S’do të mund të shpëtojnë më duke u kapur për varrit të Rugovës si i vdekuri prej fijes së kashtës.

LDK është e vetmja parti që pas vdekjes së Rugovës mbijetoi duke llogaritur në vdekje.

Askush nuk ia ka pa hairin ‘vdekjes’ më shumë se LDK.

Kurrë asnjë fushatë e tyre nuk ka qenë për të gjallët, veç për ahiretin.

Pra, vdekja i ka mbajtur gjallë, e tash po shiihet se vdekja ka vendosur të ‘vdes’ përnjëmend.”

YouTube player