BallinaBota

Kalifornia zbulon rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit

Varianti i ri i koronavirusit i cili transmetohet me shpejtësi, që fillimisht u zbulua në Britani, është zbuluar edhe në Kaliforni.

Autoritetet vendase kanë thënë se ka gjasa që raste të tjera të variantit të ri të koronavirusit të shfaqen në Kaliforni dhe shtete të tjera.

Rasti i parë në Shtetet e Bashkuara i të ashtuquajturit varianti britanik, për të cilin shkencëtarët besojnë se është më ngjitës se sa të tjerët por jo me simptoma më të rënda, u njoftua nga Guvernatori i Kolorados Jared Polis të martën.

Lexo më shumë  Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit

Gjatë një konference shtypi të mërkurën, Polis tha se pacienti ishte pjesëtar i Gardës Kombtare në të 20-tat, i cili ishte ngarkuar të merrej me kontrollin e koronavirusit në një shtëpi për të moshuarit në zonën periferike Elbert jashtë qendrës metropolitane të Denverit.

Varianti i ri i koronavirusit është zbuluar në disa vende evropiane, Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera.

Lexo më shumë  I ndërtuar për të zgjatur, u shemb brenda pak muajsh! Si Péter Magyar çmontoi sistemin e Viktor Orbánit

Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapomiratura kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

YouTube player