Lajme

Takim tjetër mes Kurtit e Borrellit

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka raportuar të enjten në mbrëmje se pas takimeve njëpalëshe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur një tjetër takim i Kurtit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai ka thënë se nuk pritet që të ketë takim trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq.

Pas takimit të dytë, pritet që Kurti të prononcohet për media.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Në anën tjetër, pas takimit me Borrellin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka dhënë raport për “keqtrajtim të serbëve të Kosovës”. Ai nuk ka pranuar të thotë nëse ky takim do të ndihmojë apo jo.

Rruga Press

YouTube player