Lajme

Kurti në Vatikan, e fton Papa Françeskun ta vizitojë Kosovën

Dy kryeqendra evropiane për një ditë i ka vizituar kryeministri Albin Kurti.

Në Vatikan, mëngjesin e së martës ai është pritur në takim nga Papa Françesku, i pari mes tyre.

Kurti, në vizitën e tij të parë në këtë shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka diskutuar me Papën se si Kosova është e përcaktuar për paqe, dialog e bashkëpunim.

Por në bisedat e tyre, sipas njoftimit të Qeverisë, ndër të tjera është folur edhe për veprën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës.

“Për besimin e tij, kryeministri Kurti tha se politika është shërbim, teksa e ftoi Shenjtërinë e tij, Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Në agjendë, Kurti ka pasur edhe takimin me me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parol.

Kardinalit, Kurti ia ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani do ta kishte për Kosovën dhe rajonin.

Mirëpo, Anton Berisha që ka shërbyer për dy vjet si ambasador i Kosovës në Vatikan, nuk pret ndonjë përparim sa i përket njohjes.

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë

“Nuk do të ketë ndonjë efekt sa i përket njohjes sepse njohja nga Vatikani nuk ka të bëjë vetëm me relacionin Vatikan-Kosovë sepse Vatikani nuk është një shtet kombëtar, por shtet shumëkombëtar”, ka deklaruar Berisha.

Vatikani si shtet është institucioni fetar më i madh global me ndikim të madh, sidomos në shtetet me shumicë katolike.

Nga Vatikani, kryeministri Kurti ka udhëtuar në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me Serbinë.

Rruga Press

YouTube player