Bota

“Takim i neveritshëm”, mediat ukrainase: Lideri i botës së lirë i dorëzohet vrasësit

“I neveritshëm, i turpshëm dhe, në fund të fundit, i kotë”. Me këto fjalë e përshkruan takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin gazeta ukrainase “Kyiv Independent”, në një editorial ku krahason pritjen me të gjitha nderet që presidenti amerikan i rezervoi homologut rus, që bie ndesh me pritjen poshtëruese që i bëri Volodymyr Zelenskyt në shkurt në Shtëpinë e Bardhë.

“Trump nuk e mori dot atë që donte, po Putin? Ai sigurisht që po. Ai vetëm merr”, ka shruar gazeta në edicionin e saj online.

Lexo më shumë  Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

Sipas editorialit, gjithçka u kuptua që nga momenti kur Putin zbriti nga avioni në territorin amerikan, gjë që sipas saj është e papranueshme.

“Fundërrina ndërkombëtare po merrte pranimin dhe respektin e liderit të botës së lirë. Paraardhësi i Trump e cilësoi dikur Putinin një “vrasës”. Ndërsa Trump i rezervoi një pritje mbreti”, thuhet në editorial.

Artikulli i “Kiev Independent” i referohet në veçanti tapetit të kuq të shtruar në minutën e fundit për kreun e Kremlinit, shtrëngimin e ngrohtë të duarve, fluturimit të skuadriljes së avionëve amerikanë dhe xhiros në limuzinën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

“Sjellja miqësore bie ndesh me pritjen armiqësore që Trump i rezervoi Zelenskyt 6 muaj më parë në Dhomën Ovale. Presidenti ukrainas u poshtërua publikisht, ndërsa ai rus u mor me të mirë. Të dyja episodet janë të turpshme”, thotë gazeta.

Rruga Press

YouTube player