KryesoreLajme

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të FSK-së

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

E lidhur me këtë sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 50 automjete të blinduara.

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë t’i transferojnë 50 Automjete të Blinduara Sigurie (ASV) Qeverisë së Kosovës… Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t’i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e sigurisë së
së të dy kombeve tona”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Ndërkaq, një ditë më parë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shkruar se është i gëzuar për avancimin dinamik të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila vazhdon të fuqizohet me teknologji dhe mjete të avancuara për të garantuar realizimin e misionit të saj kushtetues.

“Ky angazhim për transformimin në një Forcë të fuqishme dhe profesionale nuk do të ishte i mundur pa mbështetje nga një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku ynë i përjetshëm”, ka shkruar Maqedonci.

Lexo më shumë  Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player