Bota

Synimet e SHBA-së për të avancuar strategjinë për Indo-Paqësorin

Shtetet e Bashkuara po avancojnë “partneritetin e tyre strategjik” me Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në një përpjekje të administratës së Presidentit Joe Biden për zbatimin e një “kornizë të re ekonomike mbi Indo-Paqësor” në fillim të vitit 2022.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të nisë një seri takimesh me ministrat e jashtëm të bllokut të Azisë Juglindore në udhëtimet e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Havai, prej datës 9 deri më 17 dhjetor.

Për herë të parë, anëtarët e ASEAN-it ftohen të marrin pjesë në një takim të ministrave të jashtëm dhe të zhvillimit të G-7, i cili do të mbahet në qytetin britanik të Liverpulit më vonë gjatë kësaj jave.

Lexo më shumë  Armenia drejt nisjes së procesit për anëtarësim në BE

Zoti Blinken pritet të takohet me disa nga homologët e tij nga blloku i Azisë juglindore gjatë mbledhjes së G-7.

Në Xhakartë, zoti Blinken do të mbajë një fjalim mbi rëndësinë e rajonit të Indo-Paqësor dhe do të nënvizojë rëndësinë e Partneritetit Strategjik SHBA-Indonezi.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë. Zoti Blinken do të vizitojë një klinikë vaksinimi, një takim i organizuar nga një prej shoqatave fetare më të mëdha të këtij vendi.

Lexo më shumë  Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Diplomati më i lartë i SHBA-së më pas shkon në Malajzi dhe Tajlandë ku do të përpiqet të avancojë lidhjet e SHBA-së me këto vende dhe të trajtojë sfidat e përbashkëta, përfshirë COVID-19, ndërtimin e zinxhirëve elastikë të furnizimit, krizën klimatike dhe sigurimin e një rajoni të lirë dhe të hapur të Indo-Paqësorit.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *