Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Paralizohet qarkullimi në rrugën e Rinasit, radhë kilometrike makinash

Rruga që lidh Rinasin me autostradën Tiranë-Durrës është bllokuar thuajse plotësisht.

Redaksia e Lapsi.al është njoftuar se qarkullimi i makinave është paralizuar. Për të përshkruar rrugën që lidh aeroportin me autostradën duhet rreth një orë, ndërsa shkaqet nuk konfirmohen ende.

Megjithatë, dyshohet se shkak është bërë një bllokim i autostradës tek mbikalimi i kthesës së Rinasit. Kjo njihet si një nga zonat që vuan më tepër nga përmbytjet si pasojë e stuhive si kjo e sotmja.

Ditët e fundit Shqipërinë e ka kapluar një mot i keq që duket se kanë kulmuar ditën e sotme, ku raportime për përmbytje vijnë jo vetëm nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *