Sveçla publikon një video, tregon se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar sërish sot për rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, për të cilën tha se është i planifikuar dhe një vepër kriminale.
Sveçla në një postim në Twitter ka publikuar një video përmes së cilit thekson se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Aleksandar Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët e Policisë në territorin e Kosovës.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale.
Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkruan ai.
A planned abduction. A criminal act.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of 🇽🇰. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
Rruga Press