Lajme

Kim Mehmeti: Rama po ndihmon Vuçiqin për të krijuar ‘Serbosllavinë’

Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste, deklaroi se kryeministri shqiptar po e ndihmon Aleksandër Vuçiqin për të krijuar ‘Serbosllavinë’.

PJESË NGA INTERVISTA

Kryeministri i Shqipërisë në shumëçka të ngjan si të ishte ‘Dodiku’ i Shqipërisë, i cili ka për obligim ta ndihmojë Serbinë dhe presidentin serb të realizojë projektin që kjo hapësirë ballkanike – nëpërmjet kontrollimit të stabilitetit të pesë shteteve – të bëhet ‘Serbosllavi’;

Neve na mungojnë politikanë që kanë ideal e jo vetëm qëllim për të ardhë e për të mbetë përjetë në pushtet;

Ai që ta kontrollon rehatinë e ‘shtëpisë’ – pra stabilitetin e shtetit – ta kontrollon edhe lirinë. E ai që ta kontrollon lirinë, t’i ka marrë të gjitha;

Veriu i Kosovës u ka shërbyer disa qarqeve ndërkombëtarëve edhe për ta shantazhuar shtetin nëpërmjet burrështetasve të shantazhueshëm të Kosovës, siç nuk është kryeministri i sotëm i saj dhe i cili, si i tillë, u pengon jo vetëm burrështetasve hajdutë të këtyre hapësirave, por edhe disa perëndimorëve që posa arrijnë në Ballkan, bëhen të njëjtë si ne;

Mund edhe të ndodhë që të fortët e kësaj bote të vendosin ta ‘shpërblejnë’ Serbinë duke e barazuar kryeministrin e Kosovës të dal nga burgjet serbe me presidentin serb që projektoi zhdukjen e joserbëve, por është monstruoze që një gjë të tillë ta bëjë Tirana zyrtare;

Serbia mund të ketë për qëllim që Kosova ta mos guxojë të burgosë kriminelin serb pa lejen e Beogradit, por është monstruoze që realizimin e këtij qëllimi ta ndihmojë Tirana zyrtare.

Intervista e plotë: https://fb.watch/lixcCjvkGk/

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Rruga Press

YouTube player