KryesoreLajme

Sveçla: Në gjitha pikat kufitare, veç Jarinjës e Bërnjakut, po zbatohet vendimi, deri në heqje të barrikadave

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të asaj në Jarinjë e Bërnjak, ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të pajisur shtetasit e Serbisë me dokument për hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës.

Sveçla ka thënë se vendimi do të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat.

Në momentin e largimit vendimi do të shtyhet deri më 1 shtator.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe. Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *