Lajme

Sveçla kërkon nga IPK-ja t’i fillojë hetimet ndaj policëve që u morën me rastin e gruas shtatzënë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga Inspektori Policor i Kosovës t’i nisë hetimet ndaj punës, veprimeve dhe mosveprimeve të të gjithë zyrtarëve policorë që janë përfshirë në trajtimin e rastit të gruas shtatzënë që u vra të mërkurën para Gjinekologjisë.

Gruaja dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Sveçla ka paralajmëruar masa ndaj atyre që mund të jenë përgjegjës për rastin.

“Në të njëjtën kohë kam kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti në secilën instancë. Pa asnjë dilemë, sapo të pranoj zyrtarisht raportet e kërkuara, do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj kujtdo që me apo pa vetëdije mund të jetë përgjegjës. Ju siguroj që janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme policore që sa më parë ky kriminel të arrestohet dhe të sillet para organeve të drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Reagimi i tij ka ardhur një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Policia angazhim maksimal për arrestimin e të dyshuarit Sokol Halili. 

Si të gjithë qytetarët e vendit tonë, jam tronditur nga vrasja makabre e Hamide Magashit dhe fëmijës së saj pak orë pa lindur nga ish-bashkëshorti i saj. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të kriminelit dhe vrasësit të dyfishtë, Sokol Halili. Arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti dhe ftoj edhe qytetarët të bashkëpunojnë me policinë nëse kanë informata që mund të lehtësojnë apo përshpejtojnë këtë proces. Po ashtu, që nga momentet e para e në vazhdimësi kam kërkuar raporte të detajuara mbi rastin dhe historikun që nga informata e parë zyrtare deri në momentin e aktit makabër”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *