Sport

“Mund të ketë qenë e tepërt, por nuk do ta quaja gabim”, Lichtsteiner flet për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë

Ish-kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk e vlerëson gabim festimin me shqiponjë që kishin bërë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin në fitoren 2-1 të Helvetikëve kundër Serbisë në ndeshjen e Kupës së Botës së vitit 2018.

Zvicra do të ndeshet me Serbinë të premten në ndeshjen e tretë të grupeve në kuadër të Kupës së Botës “2022”, me Helvetikët që i dërgon tutje në 1/8-tën edhe një barazim përveç fitores.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm të madh shkaku edhe i një incidenti në ndeshjen e Kupës së Botës së vitit 2018, kur Xhaka dhe Shaqiri festuan duke bërë shqiponjë, e cila rezultoi me kaos në fushë dhe krijoi armiqësi.

Lexo më shumë  Knaus zbulon pse po eskalon Serbia: Dhunë për kërcënim

Për ndeshjen e para katër viteve dhe për takimin e nesërm ka folur ish-kapiteni i Zvicrës, Lichtsteiner, i cili beson se kombëtarja e tij do të kalojë tutje në raundin e 1/8-tës, ndërsa theksin e veçantë e pati te festa e Xhakës dhe Shaqirit, të cilën nuk e cilëson si gabim, pasi edhe vet ishte përfshirë në bërjen e simbolit të shqiponjës me duar.

“Katër vite më parë, Graniti dhe Xherdani kaluan shumë fatkeqësi para dhe gjatë lojës. Nga pikëpamja njerëzore ishte e kuptueshme që ata lanë të rrëmbeheshin nga shqiponja dykrenore”, ka thënë fillimisht Lichtsteiner për Blick.

“Gjithmonë kam treguar solidaritet me bashkëlojtarët e mi dhe nuk jam treguar kapiten vetëm në momente të mira. Është pjesë e sportit dhe pjesë e miqësisë brenda një ekipi”.

“Ne ishim në disavantazh 1-0 në pjesën e parë falë Yann Sommer, të gjithë në zhveshtore ishin të pakënaqur dhe kishte shumë trazira. Kur arritëm t’i kthenim gjërat, ishte tepër emocionale, edhe nga pikëpamja sportive. Atmosfera e ndezur në tribuna më pas bëri pjesën tjetër”.

“Në retrospektivë, mund të ketë qenë e tepërt, por sot e kësaj dite nuk do ta quaja gabim”, përfundoi ish-kapiteni i Zvicrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *