Lajme

Sveçla: 36 zyrtarë policorë nga sot i shtohen Njësisë Speciale Operative

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të premten se 36 zyrtarë policorë i janë shtuar Njësisë Speciale Operative.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se në mesin e policëve të rinj ka edhe vajza.

Ai ka shtuar se policët e rinj do të garantojnë sundim të rendit dhe ligjit.

Lexo më shumë  Endrit Shala i PDK-së dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

“36 zyrtarë policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë. Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen!”- Sot protesta e 17-të qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot

Rruga Press

YouTube player