Lajme

Klubi grek, AEK, reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”

Klubi grek, AEK, ka reaguar për banerin “Kosova është Shqipëri”, të shfaqur të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajaxin.

AEK-u i Athinës ka dënuar shfaqjen e këtij mesazhi dhe ka paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi të përgjegjësve, pasi baneri bëri bujë të jashtëzakonshme.

Tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë, por kishte një ndryshim rrënjësor në qasje nga tifozët e AEK-ut të enjten mbrëma, por klubi i famshëm grek është distancuar të premten nga ai veprim.

Lexo më shumë  Sallahu e quan turp mosvotimin e Marrëveshjes për burgje: U dëmtuan marrëdhëniet me Danimarkën

“AEK shpreh neverinë dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. Kjo nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj”.

“AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës”.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

“Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë duarkryq”, ka shkruar AEK, duke shtuar se ka filluar puna që përgjegjësit të gjinden dhe tu  ndalohet përgjithmonë hyrja në stadium.

Reagimet për banerin ishin të shumta sidomos në Serbi, ku mediat serbe e kanë vlerësuar “thikë pas shpine”.

Rruga Press

YouTube player