Sport

Superdueli Medvedev-Nadal në finalen e “Australian Open”

Daniil Medvedev përballë Rafael Nadal do të jetë finalja e madhe e “Grand Slam”-it të parë të sezonit, “Australian Open”.

Rusi arriti të bëjë detyrën e tij në gjysmëfinale, pasi mposhti 3-1 tenistin grek, Tsitsipas. Një duel i bukur dhe i luftuar nga të dy sportistët, që bëri që koha të mos ndihej shumë. Seti i parë u fitua me shumë vështirësi nga Medvedev 7-6, të dytin e mori greku 6-4, pastaj rusi fitoi dy të tjerët 6-4 dhe 6-1, duke siguruar një biletë për kalimin më tej.

Lexo më shumë  Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Në finalen e madhe e pret ish-numri një në botë, Rafael Nadal, i cili siguroi suksesin e tij pasi mundi 3-1 në gjysmëfinale italianin Matteo Berrettini.

Në rast të një triumfi të Medvedev, tenisti rus do të bëhej numri 1 në botë, duke zbritur nga froni Novak Djokovic, pasi siguron 2000 pikë, ndërsa serbi, për shkak të penalizimit nga qeveria australiane, nuk mundi të merrte pjesë.

Nga ana tjetër, Rafael Nadal e ka fituar vetëm një herë këtë turne, në vitin 2009, dhe kërkon triumfin numër 21 në një Grand Slam, për të shkruar historinë.

Finalja e madhe do të luhet të dielën, në orën 09:30 me orën shqiptare.

Rruga Press

YouTube player