BallinaLajme

Sulmohet kibernetikisht Agjencia Evropiane e Aprovimit të vaksinës anti-Covid

Lajmin e ka bërë të ditur vetë agjencia “EMA” në një njoftim në faqën e saj kryesore të saj

Agjencia Evropiane e Aprovimit të Vaksinave anti-Covid është bërë preh e një sulmi kibernetik ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë agjencia “EMA” në një njoftim në faqën e saj kryesore të saj. EMA nuk ka bërë të ditur nëse sulmi kibernetik është ndalur apo se kush janë autorët e ngjarjes. Më tej në njoftimin e saj agjencia ka shkuar se kanë nisur një hetim të përgjithshëm në lidhje me sulmin që ka ndodhur.

Lexo më shumë  Zv.drejtori i RAI: Nuk e ha presionin e Ramës, emisioni nuk është kundër shqiptarëve

 “EMA është bërë objekt i një sulmi kibernetik. Agjencia ka nisur shpejt hetimet për çështjen në bashkëpunim me autoritetet e ligjit dhe agjenci të tjera. Për momentin nuk mund të japim detaje të tjera teksa një hetim i gjerë ka nisur në bashkëpunim me agjencitë e ligjit dhe organe të tjera kompetente”.

Sulmi kibernetik ndaj EMA-së ka ardhur në një kohë kur kompanitë farmaceutike po dorzojnë analizat e tyre për vaksinat anti-Covid. Disa nga kompanitë që kanë dorëzuar informacionet e tyre në lidhje me vaksinën anti-Covid janë Moderna, Pfizer/BioNTech AstraZenca dhe Johnson and Johnson.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

YouTube player