Bota

Sulmohen qendrat e vaksinimit në Francë, vendi është përfshirë nga një valë protestash pas ashtrëngimit të masave

Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë mes protestave mbi futjen e rregullave më të ashpra të koronavirusit nga qeveria. Franca ka parë disa akte dhune dhe vandalizmi kundër ligjvënësve që mbështetën rregullat e reja të vaksinimit.

Një vend në Francën jug-lindore u vandalizua dhe u përmbyt me zorrë uji të Premten mbrëma, thanë autoritetet. Një ditë më vonë, një klinikë tjetër në jug-perëndim u shkatërrua pjesërisht në atë që media lokale e quajti një sulm me zjarr.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Sipas BBC, incidentet erdhën në një fundjavë të demonstratave kundër masave të Covid. Të Shtunën, më shumë se 100,000 njerëz dolën në rrugë nëpër Francë për të denoncuar rregullat e krijuara për të trajtuar infeksionet në rritje.

Grafitet kundër vaksinave u gjetën pranë një qendre vaksinimi të vandalizuar në Lans-en-Vercors pranë qytetit jug-lindor të Grenoble. Sulmi me zjarr i së shtunës shënjestroi një klinikë në fshatin Urrugne afër Biarritz në jug-perëndim.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Masat e diskutueshme përfshijnë vaksinat e detyrueshme për personelin shëndetësor dhe certifikaten e vaksinimit për tt hyrë në kinema, bare apo transport publik. Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron për shkeljen e lirive të tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *