BallinaBota

Sulmi që shkaktoi 26 viktima në aeroportin e Jemenit/ INTERVISTA E PARË e Kryeministrit Saed: Kishin për qëllim të eliminonin qeverinë e re

Kryeministri i Jemenit Abdulmalik Saed tha në intervistën e parë pas sulmit, të cilit i mbijetoi, duke u shprehur se qëllimi ishte eliminimi i qeverisë së re.

Kryeministri i Jemenit Abdulmalik Saed ka folur për sulmin në  aeroportin Aden, disa ditë më parë, ku vdiqën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Saed tha në intervistën e parë pas sulmit, të cilit i mbijetoi, duke u shprehur se qëllimi ishte eliminimi i qeverisë së re.

“Është një sulm i madh terrorist që supozohej të eliminonte qeverinë, një mesazh kundër paqes dhe stabilitetit në Jemen,” -tha Abdulmalik Saed në një intervistë për Associated Press.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Gjithashtu, ai përsëriti akuzat e qeverisë së tij se rebelët Houthi të Jemenit ishin përgjegjës për sulmin me raketa në aeroport dhe sulmin me dronë në pallatin presidencial, në të cilin anëtarët e kabinetit të sapo formuar u transferuan pas sulmit në aeroport. Ndërkohë, grupi i Houthi ka mohuar akuzat, duke mos marrë përgjegjësi për sulmin.

Një qeveri e re jemenase u formua në dhjetor nën kujdesin e Arabisë Saudite për t’i dhënë fund një konflikti të rrezikshëm politik me separatistët jugorë. Ndërkohë, një sulm ka ndodhur disa ditë më parë në aeroportin e qytetit Aden të Jemenit që duket se kishte nën shënjestër një avioni që mbante anëtarë të qeverisë së sapo formuar. Rreth 26 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur.dosja/

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Rruga Press

YouTube player